Tuesday, May 22, 2018

Orhideja

Orkideja është lule me origjinë aziatike. Japonia është vendi ku kjo lule rritet. Është zbuluar në vitin 1825 nga Carl Blum dhe që nga ajo ditë është shndërruar në një nga lulet më të veçanta. Himalaja apo Filipinet janë vendet ku mund të gjeni Orkidetë. Janë rreth 60 lloje të ndryshme orkidesh, ku ndër më të rrallat janë edhe Barbara Moter, Aphrodite, Pink, etj.Orkide është më e bukura e të bukurave. Bota nuk do të kishte kuptim pa lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Familja e orkideve është njëra nga familjet më të mëdha të bimëve, që rriten në çdo vend përpos në Antarktik.

No comments:

Post a Comment